El Clasico nuk transmetohet vetëm në 4 vende

Ka shume arsye për ta etiketuar superpërballjen Real Madrid – Barcelona si më të ndjekurën në të gjithë botën, por sigurisht janë shifrat apo statistikat ato që e vërtetojnë këtë fakt.

El Clasico i 23 nëntorit do të mbajë të mbërthyer para ekranit të apasionuarit e futbollit anembanë globit, ndërsa numri i vendeve, ku opertorët televizivë nuk kanë shpenzuar për ta transmetuar, janë vetëm 4. Bëhet fjalë për Mongolinë, Korenë e Veriut që udhëhiqet nga diktaroti Kim Jong-un, Malta dhe Papua Guinea e Re. Në fakt në ishujt e Paqësorit e kanë një mundësi për ta shijuar El Clasicon, pikërisht nëpërmjet sinjalit të TV Fixhit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here