Shaqiri drejt Arsenalit!

Xherdan Shaqiri duket se do të largohet nga Stoke City më herët se që është pritur.

Mesfushori kosovar iu bashkua skuadrës angleze në verën e vitit 2015 nga Interi, por duket se nuk do të mbetet edhe gjatë në klub.

Skuadra bardh e kuqe këtë edicion nuk po kalon formë të mirë ndryshe nga gjilanasi i cili ka shkëlqyer në Angli. Sipas medieve angleze, është gjiganti nga Liga Premier, Arsenal që ka shprehur interesim për Shaqirin. 23-vjeçari ka shënuar katër gola në elitën e futbollit anglez dhe ka dhuruar pesë asistime në 17 ndeshjet e zhvilluara.

Shaqiri mbetet lojtari i preferuar nga trajneri Mark Hughes dhe për ta lënë të lirë atë, Stoke City kërkon së paku 30 milionë euro. Por në garë për reprezentuesin e Zvicrës nuk është vetëm Arsenali pasi ai po kërkohet edhe nga Evertoni, Tottenhemi dhe Newcastle United.

Xherdani ka një kontratë me ‘Potters’ deri në qershorin e vitit 2020. Më parë ai ka luajtur edhe për gjigantin gjerman Bayern Munich dhe atë zviceran Basel.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here