Trajneri Zidane merr një superlajm!

Real Madridi është trajnuar në “Ciudad Deportiva de Valdebebas” nga ora 11:00, teksa një lajm i mirë ka ardhur për Zidane.

 Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte stërvitur gjatë gjithë javës me pjesën tjetër të grupit, nga goditja që kishte marrë në finalen e Botërorit të Klubeve. Portugezi është kthyer në dinamikën e zakonshme të ekipit dhe do të jetë gati të përballet me Barcelonën, të shtunën. Nëse është 100% apo jo, kjo është diçka e panjohur, por është e sigurt që Zidane do të jetë në gjendje ta përcaktojë atë në formacionin fillestar me Karim Benzemanë. Zidane i ka të gjithë anëtarët e ekipit të pare të gatshëm, me përjashtim të djalit të tij, portierit Luca Zidane.

Njëmbëdhjetëshja e preferuar nga Zidane për “El Classico” duket mjaft e definuar: ajo do të përbëhej nga Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Ronaldo dhe Benzema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here