Inter regjistron humbjen e dytë

Interi ka përjetuar edhe humbjen e dytë në këtë sezon, pasi u mposht me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Sassuolo.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Nerazzurrët ishin më të mirë duke arritur të krijojnë disa raste të mira për gol me anë të Milan Skriniar (8′), Ivan Perisic (25′) dhe Mauro Icardi, por në asnjërin rast nuk arritën golin.

Atë që se bëri Interi e bënë vendasit, të cilët në rastin e parë shënuan për epërsinë e tyre me rezultat 1-0.

Ishte sulmuesi Diego Falcinelli, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 34-të, pasi më parë u shërbye për mrekulli nga Matteo Politano dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë nisi furishëm për mysafirët, të cilët pas vetëm katër minutave lojë patën mundësi ta barazojnë rezultatin, por kapiteni Icardi goditi dobët nga pika e bardhë dhe topi u ndal nga portieri Consigli.

Në vazhdimin e kësaj pjese, Luciano Spalletti dërgoi gjithë skuadrën në sulm në kërim të barazimit, por kjo nuk pati sukses pasi mbrojtja e vendasve ishte e pathyeshme dhe në fund arritën një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 14-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin në shtëpi Lazion, teksa Sassuolo udhëton te Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here