Manchester City 17-të fitore radhazi!

Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominimin e tyre në kampionatin anglez duke arritur edhe fitoren e 17 radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Bournemouthi.

Pjesa e parë u karakterizua me dominimin e vendasve, por të cilët vetëm një herë arritën të gjejnë golin, ku në minutën e 27-të ishte Sergio Aguero, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Fernandinhos për 1-0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tre gola tjerë, ku fillimisht për 2-0 u përkujdes Raheem Sterling, i cili shënoi në minutën e 53-të pas asistimit të Agueros.

Goli i 3-0 për Qytetarët erdhi në minutën e 79-të dhe u shënua nga argjentinas Aguero, që shënoi golin e dytë personal.

Deri në fund të ndeshjes, City arriti të shënojë edhe një gol me anë të mbrojtësi Danilo, i cili shënoi në minutën e 85-të për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitore, City vazhdon marshimin drejt titullit me 55 pikë në vendin e parë, ndërsa Bournemouthi renditet në pozitën e 18 me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, City luan në udhëtim te Newcastle, ndërsa Bournemouth e pret në shtëpi West Hamin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here