Messi: Fitore e rëndësishme në El Clasico

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pas fitoren së skuadrës së tij në El Clasico ndaj Real Madridit.

Barcelona ka arritur të fitojë El Clasicon e parë të sezonit më Santiago Bernabeu me rezultat 3-0.

Në këtë ndeshje, i papërmbajtshëm ishte argjentinasi Messi, i cili shënoi një gol dhe asistoi tek njëri gol.

Pas kësaj fitore dhe paraqitjes së tij brilante, Messi është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke lënë një status.

Messi e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren në El Clasico, teksa nuk ka harruar t’i përqafoj dhe uroj tifozët e tij për festën e Krishtlindjeve.

“E madhe për t’i dhënë fund vitit me një fitore të rëndësishme në El Clasico!”

“Përqafime dhe Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ju!”, ka shkruar Messi në profilin e tij në Facebook.

Qué lindo finalizar el año con una importante victoria en el Clásico. ¡Un abrazo y felices fiestas para todos!Great to…

Posted by Leo Messi on Samstag, 23. Dezember 2017

Ndryshe, Messi me golin e shënuar në El Clasico arrin në kuotën e 54 golave brenda vitit kalendarik, duke qenë i parë dhe lënë mbrapa Cristiano Ronaldon dhe Edinson Cavanin me nga 53.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here