Pogba mungon në stërvitje!

Manchester United duhet të dërgonte stafin te shtëpia e Paul Pogba për të nxjerrë nga krevati blerjen 104 mln euro, këtë e ka zbuluar Sportsmail.

24-vjeçari nuk ishte paraqitur në qendrën stërvitore të Carrington për seancën e radhës stërvitore. Mesfushori francez nuk i është përgjigjur telefonatave, kështu që disa persona të klubit të United duhet të shkonin te rezidenca e tij në Hale Barns për ta zgjuar.

Incidenti, që thuhet të ketë ndodhur më 3 dhjetor, tregon edhe njëherë masat ekstreme që ndërmerr klubi i United për yjet e ekipit. Pogba është rikthyer në fushën e lojës pas pezullimit të mërkurën në disfatën shookuese të United në Carabao Cup ndaj Bristol City.

Mourinho u shpreh i pakënaqur me disa lojtarë, dhe thuhet se njëri prej atyre lojtarëve ka qenë edhe Pogba. Gjithsesi ai mbetet një prej lojtarëve kyçë të ekipit dhe ai pritet të ndihmojë skuadrën e tij të ngushtojë diferencën e 11 pikëve ndaj Mancheste City-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here