Valentino Rossi: Do të garoj edhe 2-3 sezone të tjera

Valentino Rossi nuk dorëzohet dhe vendos të garojë edhe për 2 apo 3 sezone të tjera, duke vijuar gjuetinë drejt titullit të 10-të kampion në motoçiklizëm.

Piloti italian ka konfirmuar se do të rinovojë kontratën me motorin Yamaha, kontratë e cila përfundon pas një viti, duke garuar edhe në vitin 2029 apo atë 2020.

“Doktori”, në një intervistë tha: “Një gjë është e sigurtë, që do të jem në pistë sezonin tjetër dhe më pas do të shqyrtoj mundësinë për të rinovuar kontratën për 1 apo 2 vite të tjera. Çka do të thotë se mund të jem në pistë edhe 2-3 sezone të tjera, në kërkim të titullit kampion”, tha Valentino Rossi, një nga ikonat e Moto GP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here