Zidane Tani është shumë e vështirë për ne

Real Madridi e humbi 3-0 “El Classico”-n e ditës së sotme në “Bernabeu”. Barcelona fiton për herë të tretë radhazi, si asnjëherë më parë në histori, ndaj “Los Blancos”.

14 pikët avantazh ndaj skuadrës së Zinedine Zidane e bëjnë thuajse mission të pamundur mbrojtjen e titullit në La Liga për kampionët në fuqi të Spanjës dhe të Europës. Zidane foli për mikrofonat e “Bein Sport” pas ndeshjes: “E kemi filluar shumë mirë lojën. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën kemi gabuar. Eshtë një humbje që dhemb, sepse pësuam tre gola. Mendoj se nuk është rezultati i drejtë me ndeshjen, por ky është futbolli.

Tani është shumë e vështirë për ne. Formacioni? Me Kovacic në fushë donim të silleshim ndryshe, sepse duhej ta kishim një sy veçanërisht nga Messin. Mateo e bëri mirë këtë detyrë. Kjo është ajo që ne kishim vendosur para ndeshjes. Tani lojtarët duhet të shkojnë me pushime, le të mos mendojnë për këtë. Të gëzojnë me familjet e tyre dhe të kthehen. Merkato? Tani nuk mund të flas për këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here