Ferrari: Në 2018-tën do të garojmë vetëm për titullin e kampionit

Ferrari kërkon të rikthehet protagonist në pistë sezonin e ardhshëm, pas një viti zhgënjyes në 70-vjetorin e saj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, drejtuesit e “kokëkuqes” kanë uruar fansat për Krishtlindjet, duke u premtuar se 2018-ën do të garojnë vetëm për fitoren e titullit kampion.

Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm, për të patur një makinë të re kompetitive. Makinat që do të përgatisim në Maranello do të jenë gjithnjë më të mirat, si në pistë ashtu dhe në rrugë”, thuhet në komentin e Ferrarit, që pavarësisht dështimit, e vlerëson këtë sezon si pozitiv, duke bërë një hap përpara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here