Gattuso: Do të largohem nëse është problemi te unë!

Skuadra e Milanit vazhdon me rezultatet e dobëta, dje ata pësuan humbje nga Atalanta 0-2.

Genaro Gattuso i cili e mori drejtimin e skuadrës është në qendër të kritikave, mirëpo sipas tij Milani ende nuk është një skuadër me plot kuptimin e fjalës.

“Shumë gjëra nuk po funkcionojnë, situata është e komplikuar, tifozët janë të pakënaqur.   Unë këtu po shoh njerëz që po japin gjithçka nga vetja por është e qartë se nuk po na   shkon”, deklaroi Gattuso dhe pastaj u përgjigj rreth pyetjes se a mendon për largimin nga   stoli i Milanit.

“Nëse unë jam problemi dhe lojtarët nuk më duan atëhere në rregull. Por mendoj se kemi probleme të tjera, thënë thjesht nuk jemi sa duhet të “uritur”. Mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë. Për momentin nuk ngjajmë si një skuadër dhe kjo është më e keqja”, deklaroi Gattuso.

Milan javën e ardhshme do të luaj dy supersfida, fillimisht ndaj Interit në Copa Italia dhe pastaj me Fiorentinën në 30 Dhjetor.

r

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here