Marcelo thumbon tifozët e Realit: Jeni të përkdhelur ky është problemi më i madh!

Real Madridi edhe dje i dëshpëroi tifozët e saj në El Clasico pas humbjes 0-3 nga Barcelona.

Mbretërit luajtën një ndeshje të dobët dhe tani janë 14 pikë larg Barcelonës. Reali në pjesën e parë luajti mirë, mirëpo në vazhdimin e ndeshjes niveli i tyre ra shumë.

Barcelona e shfrytëzoi këtë dhe rrëmbeu tre pikët dhe fitoren e tretë rradhazi në Bernabeo në kuadër të La Ligas. Megjithatë Marcelo ka thënë se kjo nuk është ndonjë debakël i madh dhe se problemi më i madh është se tifozët e Realit janë shumë të përkdhelur.

“Ju kemi përkdhelur dhe kjo është problemi më i madh. Të gjithë mendoni se duhet të fitojmë tërë kohën. Nuk e kuptoni se ky është kampionati më i fortë  dhe një gjë e tillë është e vështirë. Sporti është i tillë ndonjëherë humbet ndonjëherë fiton”, është shprehur Marcelo.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here