Milan rikthen Montellan!

Sipas mediave Italiane, Milan do ta shkarkojë Genaro Gattuson kurse vendin e tij në stol do ta zërë përsëri Montella.

Skuadra e Milanit dje pësoi humbje nga Atalanta, kurse ndeshjen e ardhshme do të luaj kundër Interit për Kupën e Italisë.

Mediumet Italiane bëjnë të ditur se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Gattusos në stolin e Milanit edhe pse ai u emërua si trajner para tre javësh.

Kryesia e Milanit po mendon rrikthimin e Montellas përshkak të mungesës së opcioneve tjera.

Montella ende ka kontratë me “rosonjerët”, nëse kryesia vendos për rikthimin e tij, kjo do të jetë dëshmi se klubi është në një konfuzion total.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here