Neymar: Do të doja ta eleminoj Realin

Shorti i Champions League-s do të na dhurojë ndeshje spektakolare, e njëra prej tyre është ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe PSG. 

Madrilenët do të tentojnë ta mbrojnë titullin kundër treshes së pandalshme NeymarCavaniMbappe.

Braziliani erdhi te PSG verën e kaluar për 222 milion euro për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“E di se do të jetë ndeshje e vështirë, sepse lojtarët e Real Madridit luajnë për një kohë të gjatë bashk dhe do të tentojnë ta fitojnë titullin për herë të tretë rradhazi. Mirëpo edhe ne duam të shkruajm historinë dhe këtë do ta bëjmë duke e eleminuar kampionin aktual. Dua të arrij tek titulli mirëpo kjo nuk mvaret vetëm nga unë por edhe nga bashkë lojtarët e mi”, u shpreh Neymar.

Sulmuesi i PSG për një kohë të gjatë është nën hijen e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa titulli i Ligës së Kampionëve do ta bënte atë kandidat serioz për fitimin e topit të artë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here