Fitorja e Barcelonës në El Clasico, ka mjaftuar që Pique ta festojë fitoren me tre shishe verë me vlerë prej 5300 eurove.
Pique ka postuar një foto me tri verërat e shtrenjta ku shkruan “Sot ja vlen”.
Sipas specialistit Vivino, Domaine du Comte Liger-Belair La Romanee Grand Cru Monopole 2008 kushton 3360 euro, Château Latour Grand Vin Pauillac Premier Grand Cru Classé 2000 ka vlerë 1495 euro dhe Vega Sicilia Cosecha 1996 Unico ka një çmim prej 479 eurove.