City i Guardiolës drejt rekordit të ri

Manchester City e mbylli këtë pjesë të parë të sezonit në Premier League si kampion dimri me plot 55 pikë dhe tashmë synon të hyjë në rrethin eksluziv të skuadra elitare europiane, që e kanë mbyllur kampionatin me 100 a më shumë pikë.

Një objektiv që e kanë arritur vetëm 5 skuadra, mes të cilave është edhe Juventusi i sezonit 2014 -2015. Pyetja shtrohet nesë City i Guardiolës do të jetë në gjendje t’ia dalë mbanë. Të gjitha gjasat janë që jo vetëm të arrijë 100 pikë, por të dhe të ketë luksin ta kalojë këtë statistikë duke vendosur një rekord të ri.

Nëse do të vijojnë të konfirmohen me këto ritme edhe në pjesën e dytë të sezonit, “Citizens” në fund të kampionatit do të mund të kishin 110 pikë, pesë më shumë se sa uellsianët e Berry Town, që në sezonin 1996-97 arritën në kuotën e 105 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here