Juventus refuzon Arsenalin

Medhi Benatia është bërë lider i ri në mbrojtjen e Juventusit.

Mbrojtësi maroken së fundmi ka qenë hero për kampionin aktual të Italisë në fitore 1-0 ndaj Romës.

Reprezentuesi i Marokut shënoi golin e vetëm dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme në repartin defensivë.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se Arsenali ka dërguar një ofertë për transferimin e Benatias. ‘Topçinjtë’ kanë ofruar 40 milionë euro në drejtim të ‘Zonjës së Vjetër’, e cila e ka refuzuar këtë ofertë. Bardhezinjtë i kanë bërë me dije klubit londinez se Benatia nuk largohet nga Torino për asnjë çmim.

Marokeni iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ai më parë ka luajtur edhe për Udinesen dhe Romën në kampionatin italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here