Zidane largohet nga Reali, është i njohur zëvendësuesi i tij!

Zinedin Zidane fitoi dy tituj në Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, por  vendi i tij në stolin e madrilenëve është në pikpyetje pas debaklit në El Clasico. Mediat Spanjolle bëjnë të ditur se Francezi mund të largohet nga Santiago Bernabeo.

Edhe pse fitoi 5 tituj për sezonin e shkuar Zidane ndodhet në një situatë deliakte.

“Don Balon” bënë të ditur se Florentino Perez po pret gabimin e rradhës të Zidane dhe do ta largojë atë nga klubi, kurse zëvendësuesi i tij do të jetë një emër tashmë i njohur për “mbretërit”.

Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin, emri i tij është përfolur kohëve të fundit mjaft pasi u shkarkua nga Bayerni.

Ancelotti e udhëhoqi skuadrën e Realit me sukses prej vitit 2013 deri në 2015 dhe shpreh haptazi dëshirën për klubin madrilen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here