Harry Kane mposht Messin

Pas disa javësh konkurrence në distancë dhe një lufte shumë të ngushtë në krye të tabelës, nderi i golashënuesit më të mirë të vitit 2017 shkon për anglezin e Tottenhamit, Harry Kane, i cili, me tre golat e tij kundër Southampton, e kaloi Leo Messin në krye të klasifikimit dhe e mbylli vitin kalendarik me 56 gola.

Kane shënoi për 1-0 në minutën e 22-të, pas goditjes së lirë, të ekzekutuar nga Christian Eriksen. Goli i dytë i tij erdhi në minutën e 37-të të ndeshjes, ndërsa i treti në minutën e 67-të. Kane, jo vetëm që bëhet golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2017, por, gjithashtu, ka mposhtur (me 38 gola) rekordin e “rrjetave” në një vit në Premier League, që mbahej nga Alan Shearer (36 gola në vitin 1995).

Kjo është renditja e “Top 10”:
1. Harry Kane – 56 gola
2. Lionel Messi – 54 gola
3. Edinson Cavani – 53 gola
4. Robert Lewandowski – 53 gola
5. Cristiano Ronaldo – 53 gola
6. P.Aubameyang – 43 gola
7. Richmond Boakye – 42 gola
8. Bas Dost – 42 gola
9. Ciro Immobile – 41 gola
10. Romelu Lukaku – 40 gola

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here