“Bombë nga Italia: Mancini trajneri i Milanit!

Mediat Italiane sot kanë lëshuar një “bombë” të vërtetë, bëjnë të ditur se Mancini mund ta marrë udhëheqjen e Milanit.

Italiani nuk është i lumtur te Zenit dhe dëshiron rikthimin në Itali, kurse “rosonjerët” kanë realizuar kontaktet e para me të.

Lajmin e ka bërë të ditur “Gazzeta dello Sport” e cila ka bërë të ditur se Mancini është takuar me drejtorin e Milanit, Fasone. Ai ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Fasonen prej kohës kur kanë punuar bashkë te Interi.

53 vjeçari ka dhënë sinjalin e gjelbërt për tu kthyer në Serie A.

Mancini e mori stolin e Zenitit Verën e kaluar dhe aktualisht përfiton 8 milion euro në sezonë, mirëpo është i gatshëm të pranojë pagë më të ulët vetëm që të rrikthehet në Itali.

Milan e shkarkoi Montellan dhe vendin e tij e zuri Gattuso mirëpo “rosonjerët” dëshirojnë një trajner me emër të madh në skuadrën e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here