Conte: Do të luftojmë për titullin

Strategu Italian i Chelsea, Antonio Conte ka deklaruar se skuadra e tij do të luftojë për titullin.

Chelsea e fitoi Brightonin në Stamford Bridge me golat e Moratës dhe Alonsos dhe vazhdoi serinë e katër ndeshjeve pa humbje.

“Luajtëm mirë, kishim 25 goditje prej tyre 8-të në portë dhe kishim posedimin e topit. Dominuam ashtu si në ndeshjen me Everton, kurse tash arritëm të shënojmë gola”, deklaroi Conte.

“Kemi motiv të luftojmë për titullin deri në fund të sezonit, por kjo mvaret nga Manchester City e cila ka regjistruar 17-të fitore të njëpasnjëshme”, është shprehur Conte.

Chelsea është në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 13-të pikë më pak se lideri i tabelës Manchester City i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here