Hazard: Nuk ka skuadër më të mirë se Barcelona, as lojtarë më të mirë se Messi

Në prag të ndeshjes me Barcelonën në 1/16 në Ligën e Kampionëve, Eden Hazard ka dhënë komplimente për skuadrën e Barcelonës dhe për Messin. 

Belgu beson se në 15-të vitet e fundit asnjë skuadër ska qenë në nivelin e “katalanasve” dhe as futbollist në nivelin e Messit.

“Ndeshja do të jetë një sfidë e madhe për mua, mezi po pres të vrapoj në fushë.Barcelona është në majën e futbollit dhe më e mira në 2 dekadat e fundit. E njejta vlen edhe për Lionel Messin i cili është më i miri mes nesh. Ajo çfarë dhuron ai në fushë është kënaqsi ta shohësh, do të jetë një sfidë e rëndë për mbrojtjen tonë”, ka deklaruar Hazard.

Gjithashtu Hazard deklaroi se ëndërron të luaj nën direktivat e Zidane, i cili për një kohë të gjatë është i interesuar për Belgun.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here