Jo vetëm Griezmann Atletico do ta shesë edhe një yll tjetër

Atletico Madrid nga Janari do të mund të blejë lojtarë në merkato dhe në Janar, Simeone mund të llogarisë në dy lojtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Vitolon i cili është transferuar nga Sevilla, por nuk mundi të regjistrohej përshkak të dënimit që kishte klubi.

Ai në Janar do të jetë në dispozicion të Simeones së bashku me Diego Costan.

Nuk ka dyshim se kto do të jenë përforcime të rëndësishme për skuadrën e Simeones, mirëpo nga “Vanda Metropolitano” do të largohen edhe disa futbollistë të rëndësishëm.

Antoine Griezmann ka arritur akordin me Barcelonën, kurse nga klubi do të largohet edhe Carasco.

Belgu sezonin e kaluar ishte në formacionin e parë, kurse këtë sezonë ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Për kartonin e tij janë interesuar Bayerni dhe disa klube nga Premier Liga.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here