Mourinho nuk pret më- Përforcimi i madh në Janar!

Prej ardhjes së tij në Old Trafford, Portugezi ka shpenzuar 300 milion paund, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

Ai do të bëjë gjithçka për ta mundur Pep Guardiolan në sezonin e ardhshëm, sepse ky sezon duket se ka mbaruar. Sipas “Daily Star” Manchester United do të tentojë ta sjell yllin e Juventus Paolo Dybala në “Old Trafford”.

Për Argjentinasin janë të interesuar edhe Reali Madridit, Bayerni, Barcelona dhe sipas së përditshmes Angleze për kartonin e Dybalas do të ofrohen më së paku 60 milion paund.

Mourinho e sheh atë si zëvendësimin ideal të Mikhitaryan, kurse në transferimin e tij mund të ndihmojë edhe situata në të cilën gjendet fubollisti Argjentinas.

Allegri kohëve të fundit nuk po i jep shumë hapsira lojtarit dhe kjo mund të jetë arsyeja për largimin e tij nga Torino.

Dybala ka luajtur 25 ndeshje këtë sezonë dhe ka shënuar 15 gola.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here