Probleme te Milan: Donnarumma do të mungojë në derbi!

Milan dhe Inter sonte në San Siro do ti masin forcat për Kupën e Italisë.

Disa orë para ndeshjes ka mbërritur një lajm i keq për tifozët e Milanit. Portjeri Donnarumma do të mungojë në ndeshjen e sotshme për shkak të një lëndimi në stërvitje.

Kjo do të jetë një hendikep i madh për “rosonjerët”, të cilin ata e quajtën si ndeshja e sezonit sepse Kupa e Italisë është mënyra e vetme për ta shpëtuar këtë sezonë.

Donnarummën pritet që ta zëvendësojë Storari.

Kjo ndeshje për Donnarumën do të ishte ndeshja e tij e 100-të me fanellën Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here