Courtois drejt Real Madridit!

Courtois ka refuzuar kontratën e re me Chelsea, dëshiron Real Madridin.

Sipas së përditshmes “AS”, portjeri Belg Thibaut Courtois ka kërkuar nga kryesia e Chelsea  tja bëjnë të mundur transferimin te Reali i Madridit.

Courtois ka dëshirë të madhe të rikthehet në Madrid, por jo tek Atletiko por tek kampionët e Europës Real Madridi.

Courtois insiston për rikthimin në Madrid pasi atje edhe fëmijët e tij po rriten.

Kontrata e tij me Chelsea skadon në 2019, Chelsea planifikon ta mbajë, por 25- vjeçari dëshiron që ardhmërinë e tij ta vazhdojë në Madrid.

Courtois është gjashtë vite te Chelsea, mes tyre edhe 3 vitet si huazim te Atletico, kurse më herët ka mbrojtur për Genk.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here