Portugezët konfirmojnë: Messi nuk është ende golashënuesi më i mirë

Lionel Messi me golin e shënuar ndaj Real Madridit u bë golashënuesi më i mirë,me më së shumti gola të shënuar për një klub.

Lionel Messi e theu rekordin e Gerd Muller me një gol më shumë.

Megjithatë mediat Portugeze sot kanë publikuar një statistikë interesante ku kanë bërë të ditur se lojtari i Sporting Lisbonës, Fernando Peyroteo gjithashtu ka shënuar 526 gola aq sa Argjentinasi.

Peyroteo ka luajtur te Sportingu në vitet e 30-ta dhe 40-ta dhe ka shënuar 526 gola me fanellën e Sportingut.

Nëse kjo është e vërtetë, sepse në atë kohë nuk kishte statistikë të detajuar, Lionel Messi do të ketë rastin të bëhet golashënuesi më i mirë në ndeshjen e ardhshme kundër Levantes e cila luhet me 7 Janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here