Ronaldo e kthen “Topin e Artë”: Nuk e meritoj Messi është më i miri!

Tingëllon sikur lajm i 1 Prillit por është e vërtetë: Cristiano Ronaldo e ka kthyer Topin e Artë sepse e ka kuptuar se nuk e meriton.

Pas El Clasicos, Ronaldo është dëshpëruar për humbjen dhe në zhveshtore i ka thënë bashkëlojtarëve se ai nuk e meriton Topin e Artë dhe se do ta kthejë atë, shkruan “Mundo Deportivo”.

Bashkëlojtarët e kanë bindur atë se ai tani po flet me emocione dhe nuk është i qetë.

Megjithatë pas Krishtlindjeve Ronaldo nuk ka pritur dhe ka lajmëruar drejtorin e France Football për ta informuar se dëshiron ta kthejë “Topin e Artë” të cilin e fitoi para disa ditësh.

“Kam gabuar që kam thënë  se jam futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, i gjith planeti e pa se më i miri ishte Messi. Më e mira do të ishte që unë ta kthej atë sepse nuk e meritoj”,  i ka thënë Ronaldo drejtorit të “France Football”.

Familja është munduar ta bind atë se ai e meriton “Topin e Artë” por tashmë ka qenë vonë.

Tani mbetet të shohim se çfarë do të vendosë të bëjë  “France Football” me “Topin e Artë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here