Allegri: Dybalas i kanë bërë keq krahasimet me Messin

Trajneri i Juventusit, Allegri ka deklaruar se Dybala do të luajë kundër Veronës nga minuta e parë.

Dybala tre ndeshjet  e fundit  në Serie A ka qëndruar në stol por mund të rikthehet të Shtunën kundër Veronës.

“Askush ska nevojë të pushojë për shkak se kemi punuar mirë kohëve të fundit. Në fakt kemi punuar me një intenzitet ndryshe për shkak se kemi pasur më shumë kohë.    Ndoshta do të luajmë me tre sulmues, Dybala mund të rikthehet. Ai është i qetë, është stërvitur mirë javën e fundit, ka gjasa të luajë nga minuta e parë”, është shprehur Allegri.

Allegri u pyet se a ka ndryshuar marrëdhënia mes tij dhe Dybalas prej se futbollisti është ulur në pankinë, Allegri u përgjigj:

“Nuk ka ndryshuar. Prej ardhjes së tij para tre viteve ai është rritur si person dhe është më i pjekur. Mendoj se ka hapsirë për tu përmirsuar ende. Krahasimet i kanë bërë Dybalas me futbollistët më të mirë Messin dhe Ronaldon i kanë bërë atij keq. Për fat të mirë ai është i vetëdijshëm se në moshën 24- vjeçe nuk mund të krahasohet me lojtarët që kanë fituar 10-të Topa të Artë”, ka shtuar Allegri.

Juventus gjendet në pozitën e dytë në Serie A me një pikë më pak se Napoli.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here