Babai i Hazard e shokon Chelesan: Eden refuzoi kontratën me Chelsea për Realin!

Spekulimet e mediave po konfirmohen dhe Eden Hazard nuk do ta vazhdojë kontratën me Chelsean për shkak të një kalimi të mundshëm te Real Madridi. 

Këtë e ka konfirmuar babai i lojtarit për mediat belge,Tieri Hazard: “Eden e refuzoi kontratën e re për shkak të interesimit të Real Madridit, ku do të përshtatej shumë mirë”, ka deklaruar babai i futbollistit.

Por Tieri Hazard ka demantuar spekulimet se Eden ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

“Për momentin nuk kemi kurrëfarë marrëveshje mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here