Ronaldo: Për United kam refuzuar Realin dhe Juventusin

Portugezi Cristiano Ronaldo, ka zbuluar se ka pasur mundësi të luajë për Real Madridin dhe Juventusin para se të shkojë te Manchester United.

Ronaldo ju bashkua Unitedit kur në vitin 2003 erdhi nga Sportingu i Lisbonës.                Në “Old Trafford” qëndroi deri në vitin 2009 ku pastaj transferua te Reali i Madridit.

“Shumë klube kanë qenë të interesuara. Njeriu kyq ka qenë Jorge Mendes… Ai më ka drejtuar në drejtimin e duhur. Më kujtohet se kishte interesim nga Juventus dhe isha i lumtur sepse bëhej fjalë për një klub të veçantë. Por gjithashtu flitej edhe për Real Madridin, megjithatë kushtet më të mira i ofronte Manchester United. Kur isha fëmijë ëndrra ime ishte që të luaj në Premier League”, ka zbuluar Portugezi.

Me Unitedin Ronaldo ka fituar tre tiruj të Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here