Sapo u rikthye nga lëndimi Juventus e dërgon atë në huazim në garë tri klube

Marko Pjaca ende po pret debutimin me Juventusin këtë sezonë.

Kroati u rikthye nga lëndimi dhe  me skuadrën e të rinjve të Zonjës së Vjetër ka pasur paraqitje fantastike. Megjithatë Allegri nuk dëshironte të rrezikonte dhe sipas informacioneve më të reja në Apenine, Pjaca do të huazohet në ndonjë klub deri në fund të sezonit.

“Do të flasim me Marcon për ardhmërinë e tij. Pas nëntë muajve pauzë ka ardhur koha të luajë dhe sëbashku do ta sjellim një vendim”, ka deklaruar Allegri.

Pjaca nuk po gjenë shumë hapsirë të luajë përkrah Guadrados, Dybalas,Costas dhe Mandzukicit. Për shkak të kësaj huazimi i tij është më se i mundshëm.

Klubet e interesuara për të janë Monaco,Schalke dhe Zenit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here