Chelsea ka thyer rekordin në Premier League, kjo aspak nuk do ti pëlqejë Real Madridit

Nga deklarata e babait të Hazard se djali i tij nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën me Chelsean sepse ai do që të transferohet në  Real Madrid. 

Kjo menjëherë ka bërë që të ndizet alarmi në “Stamford Bridge”.

Kontrata aktuale e Belgut skadon në 2020, por Chelsea po bën plane se si ta mbajë atë.

Telegraf ka publikuar lajmin se Chelsea  do tja rrisë pagën lojtarit 100% nëqoftëse lojtari mbetet te “Blutë”, Hazard do të përfitojë 300000 paund në javë.

Në rast se Hazard nënshkruan kontratën e re ai do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League dhe do ta thyejë rekordin e Pogba-s i cili përfiton 290000 paund në javë.

Ky lajm nuk do ti pëlqejë aspak “Madrilenëve”, të cilët nuk janë të gatshëm të ofrojnë një pagë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here