Gattuso: Jam i kënaqur mundeshim edhe të fitonim

Trajneri i Milanit Genaro Gattuso është i kënaqur për reagimin e skuadrës pas golit të pranuar.

Rosonjerët kanë barazuar me Fiorentinën 1-1.

Nuk deshëm që të humbnim. Është e vërtetë se në pjesën e parë nuk krijuam raste, por në pjesën e dytë reaguam dhe mundeshim edhe të fitonim, ka deklaruar Gatusso pas ndeshjes.

Fiorentina në minutën e 71 doli në epërsi prej 1-0 me golin e Simeones, kurse pas tre minutave barazoi Calhanoglu.

Nuk duhet të harrojmë se Fiorentina nuk ka pranuar gol 500 minuta. Nuk mund të them se treguam lojë të mirë por jam i kënaqur me reagimin e lojtarëve, ka shtuar Gattuso.

Milan pas 19-të ndeshjve ndodhet në vendin e 11-të me 25 pikë, kurse javën tjetër do të luaj me Crotonen

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here