Gattuso kthehet me një pikë nga Firence

Nuk ka fitues në sfidën e Firences, mes Fiorentinës vendase dhe Milanit, teksa 2 skuadrat ndanë nga një pikë në ndeshjen e fundit të 2017-ës.

Skuadra e Piolit dominoi takimin, duke shfrytëzuar edhe avantazhin fizik ndaj kuqezinjve, që gjithsesi ia dolën të mos humbin edhe falë ndërhyrjeve deçizive të Gigio Donnarummës.

Të 2 golat u shënuan në 20 minutat e fundit, ndërsa vendasit kaluan të parët në avantazh me Simeonen dhe Milani u kundërpërgjigj me turkun Calhanoglu. Pas kualifikimit në Kupën e Italisë, me derbin ndaj Interit, Milani i Gattusos nuk ia del të rikthehet te fitoret edhe në kampionat. Kuqezinjtë, me Rinon në stol kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në po kaq ndeshje, në muajin dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here