Guardiola: Nuk kam menduar se titulli fitohet në Dhjetor

Një ndeshje i ka mbetur Manchester City për ta mbyllur vitin 2017.

Me Crystal Palace, në shtëpi: “I pashë ata kundër Arsenalit dhe mund të barazonin. Nëse nuk fitoni dot me një diferencë të gjerë ndaj tyre, gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, – paralajmëroi Guardiola, i cili insiston në pritshmëritë e ulëta të atyre që besojnë se ekipi i tij është praktikisht kampion i Premier League.

“Kurrë nuk kam menduar se në dhjetor të vitit ju mund të fitoni një titull, – tha Pep, i cili nuk e ndryshoi argumentin e tij: – Hap pas hapi. Një ditë ne do të humbasim dhe gjëja e rëndësishme është se si reagojmë. Kjo është ajo që më intereson”. “Qytetarët” i kanë marrë të gjitha llojet e lëvdimit gjatë gjithë sezonit. Shumë prej tyre drejtohen te De Bruyne, ose Silva, por Guardiola donte të mbante mend Otamendi.

“Është Superman. Pa të nuk do të kishim bërë gjithçka”, – ka thënë Guardiola, i cili nuk ka dhënë të dhëna në lidhje me atë që do të bëjë në merkaton e dimrit: “Do të shohim. Stones dhe Kompany do të kthehen së shpejti”. Një nga synimet e tij, megjithatë, nuk është më në dispozicion, pasi Van Dijk nënshkroi për Liverpool si transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit në rolin e mbrojtësit: “Ndonjëherë lojtarët e lirë dalin edhe më të shtrenjtë. Gjithçka varet nga performanca që ofron”.

Për të përfunduar, trajneri katalanas bëri një përmbledhje të asaj që ka qenë këtë vit 2017: “Kemi filluar me humbje 4-0 kundër Evertonit, sepse nuk ishim mjaft të mirë. Por, larg nga shtëpia, kemi rezultate të pabesueshme. Në shtëpi jemi përmirësuar muajt e fundit dhe aty është vërejtur 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here