Një ndryshim interesant do të vijë në Kampionatin Spanjoll

Federata e Futbollit në Spanjë do të bëjë ndryshime të rëndësishme në Kampionatin Spanjoll për sezonin e ardhshëm, bëjnë të ditur mediat Spanjolle.

Presidenti i Federatës, Javier Tebas po e shqyrton mundësinë për implementimin e ndeshjeve asimetrike në kampionat. Për momentin përdoret sistem simetrik që don të thot se pas hedhjes së shortit ndeshjet janë të qarta.

Për Shembull nëse Valencia ndeshjen e parë do ta luajë me Real Madridin kurse të dytën me Villareal, në gjysmësezonin tjetër skuadrat do të ndeshen sipas renditjes së njejtë.

Plani është që në startin e gjysmësezonit të dytë të ketë short të ri. Kështu është e mundur që Barcelona dhe Reali të luajnë në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit ose në fillimin e tij.

Për momentin sistem asimetrik ka vetëm Premier Liga Angleze.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here