Ronaldo largohet nga Real Madridi!

Real Madridi nuk i ka ofruar Cristiano Ronaldos kontratë të re dhe Portugezi në merkaton e verës planifikon largimin nga Madridi.

Arsyeja është e qartë ajo është financat. Kontrata e tij aktuale skadon në Qershor të 2021 të cilën e nënshkroi vitin e kaluar, mirëpo Portugezi nuk planifikon ta rrespektojë atë deri në fund.

“Mbretërit” e blenë Ronaldon në Qershor të 2009 nga Manchester United për 94 milion euro dhe këtu përafërsisht është edhe çmimi i tij i tanishëm. Sipas spekulimeve të mediave Spanjolle, Real Madridi do ta lirojë atë për 100 milion euro.

Pakënaqsia nga ana e Ronaldos ka ardhur për shkak se ai është më pak i paguar se Neymar dhe Messi të cilët nënshkruajtën kontrata të reja me klubet e tyre. Në Manchester dhe PSG do të mund të përfitonte 30 deri 35 milion euro për sezonë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here