Guardiola: Jam i shqetësuar, nuk jam gjendur në një situatë të tillë më parë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk është i sigurtë se skuadra e tij do të mund të luajë mirë në të gjitha kompeticionet. 

“Cityzens” janë lider të padiskutueshëm në Premier League, por kanë ndeshje edhe në Champions League, FA Cup dhe League Cup.

“Nuk e di a do të mund të luajmë në katër kompeticione. Jam i shqetësuar pasiqë nuk mund të luajmë në çdo tre ditë. Asnjëherë nuk kam qenë në një situatë të tillë. Kam luajtur në tri kompeticione por jo në katër”, është shprehur Guardiola.

Manchester City në 1/16 në Ligën e Kampionëve do të ndeshet me Basel.

“Në atë kompeticion nuk ka një ndeshje por dy. Gjithastu mund të ketë edhe shtesa. Nuk është mirë”, ka shtuar Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here