Horror në Greqi: Kryetari i federatës së futbollit për vitin e ri fitoi një dhuratë që ja ngriu gjakun (Foto)

Në një stil vërtetë mafioz, para mbarimit të 2017-tës në ndërtesën e Federatë së Futbollit Grek, ka ardhur një dhuratë e adresuar për kryetarin e Federatës Vangelis Grammenos e cila ka qenë një zarf dhe plumb.

Në zarf ka pasur një letër ku është kërcënuar me vdekje Grammenos.

Federata ashpër e gjykon këtë tentim për akt terrorist ndaj kryetarit Grammenos.

“Duke u fshehur pas këtij veprimi dashakeq, është e qartë se disa njerëz duan ta kthejnë futbollin Grek në sferat në të cilat ishte më parë. Por udhëheqsia aktuale nuk është e friksuar dhe do të vazhdojë luftën kundër aktiviteteve të zeza”, kumtohet në deklratën e federatës.

Letra kërcënuese ka ardhur nga Pirea, një paralagje e Athinës ku gjendet klubi i Olympiacos, kurse është firmosur nga mbiemri më i shpeshtë grek-Papadopolus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here