Manchester United ngelet edhe pa Ibra-n

Manchester United dje luajti 0-0 kundër Southhampton dhe përveç lëndimit të Lukakut, “Djajtë e Kuq” kanë mbetur edhe pa sulmuesin tjetër, Zlatan Ibrahimovic.

Ibra këtë sezonë ka luajtur vetëm 7-të ndeshje pasi ishte duke u rikuperuar nga një lëndim i ligamenteve të gjurit.

Suedezi nuk luajti kundër Southhampton, por Mourinho pas ndeshjes konfirmoi se Ibra do të jetë jashtë fushave edhe për një muaj.

“Do të jemi pa Ibrahimovic tërë muajin. Rruga e tij drejt rikuperimit të plot është ndalur. Përsëri i njejti gju, kurse kjo është e rëndë për një futbollist 36 vjeçar. Ibra është luan dhe do të rikuperohet, por nuk e ka të lehtë”, ka deklaruar Mourinho.

Manchester United sfidën e ardhshme do ta luaj kundër Evertonit me 1 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here