Nike ka filluar të shesë fanella të Coutinhos në Barcelonë (Foto)

Për transferimin e Coutinhos në Barcelonë flitet për një kohë të gjatë, kurse gjatë natës së mbrëmshme Nike ka shitur fanella të Barcelonës me emrin e Brazilianit.

Oferta erdhi në web faqen zyrtare të Nike me mesazhin se Braziliani është i gatshëm ta djeg “Camp Nou”.

Së shpejti u përhap ky lajm, edhe pse nuk është arritur marrëveshje, burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se Coutinho do të transferohet në Janar për 140 milion euro dhe se kjo është punë e kryer.

Tani shtrohet pyetja se cilin numër do ta mbart Coutinho, por te postimi i Nike shkruante se fanellat do të jenë në shitje nga 6-të janari që don të thotë se praktikisht kjo është punë e kryer.

Oferta pas një ore ishte fshirë nga web faqja, por nuk duket se bëhej fjalë për sulm hakerash.  Nga Nike ende nuk kanë folur për rastin, por duket se kanë informacione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here