Oferta e parë e Real Madridit për yllin Belg

Reali i Madridit ka bërë gati ofertën e parë për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Për shërbimet e 26-të vjeçarit Belg, Reali ka përgatitur ofertë prej 135 milionë eurove.

Hazard për një kohë të gjatë është dëshira e “Madrilenëve”. Belgu ka refuzuar kontratën e re me “Blutë e Londrës” dhe ky është një sinjal për largimin e tij

Shuma e 135 milionëve është e para të cilën Reali po e ofron. Mbetet të shohim përgjigjen e Chelsea e cila duket se kërkon më shumë për shkak se Hazard ka kontratë me Chelsea deri më 2020.

Eden Hazard u transferua te Chelsea në vitin 2012. “Blutë e Londrës” e blenë atë para Realit.  Hazard ka luajtur 240 ndeshje dhe ka shënuar 80 gola për Chelsea.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here