A do të shohim përsëri kokë derri në Camp Nou: A do të jetë ky tradhtari që do të transferohet në Madrid?

Si do të ishin Barcelona dhe Reali rivalë të mëdhenj nëse nuk do të hidhnin benzinë në zjarr?

Bëhet fjalë për Samuel Umtitin i cili është në shënjestrën e Realit.

Lojtari i fundit i cili e bëri një gjë të tillë ishte Luis Figo, i cili u transferua nga “Camp Nou” në “Bernabeo” dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët Katalanas.

Këta të fundit rikthimin e Figos në “Camp Nou” e pritën duke hudhur kokë derri në fushë drejt Portugezit.

Të gjithë e rikujtojnë atë ngjarje pasiqë tani Reali e dëshiron një tjetër futbollist të Barcelonës, e ai është Samuel Umtiti. Perez është i gatshëm që të ofrojë 60 milion euro për Umtitin. Në garë për firmën e Umtitit është edhe Manchester City.

Mbetet ta shohim se a  do të bëhet Samuel Umtiti tradhëtari i  Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here