Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar për 2017-tën si një vit që i ka sjellur kënaqësi.
“Viti i cili na ka sjellur kënaqësi, i tham lamtumirë me fitore”, ka thënë Allegri.
Juventus fitoi me Veronën 3-1 dhe më meritor për këtë ishte Dybala i cili shënoi dy gola.
Allegri i ka uruar fat të gjithëve në vitin 2018-të, sidomos atyre që mbrojtën ngjyrat e klubit.
Juventus gjendet në pozitën e dytë në Serie A me një pikë më pak se Napoli.