Barcelona ka gati rinovimin për Umtiti

Në javët e ardhshme Barcelona do ti ofrojë një kontratë të re Samuel Umtiti-t edhe për ta larguar interesimin e Manchester City dhe Manchester United.

Për 24 vjeçarin francez ky është vetëm sezoni i dytë dhe në Camp Nou ka zënë vendin e titullarit të padiskutueshëm.

Klauzola e tij e largimit është 50 milion funta dhe ka ngjallur interesin e shumë skuadrave europiane.

Barcelona është gati ti ofrojë një kontratë të re në mënyrë që mos ta lëshojë futbollistin për një çmim të lirë.Umtiti për momentin është i lënduar dhe do të jetë jashtë fushave për afro 1 muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here