Marca zgjedh më të mirët: Messi “shkel” Ronaldon!

Gazeta me renome MARCA e cila njihet për afërsinë me Real Madridin, ka kryer një sondazh prej ku ka fituar rezultate surprizuese.

Lexuesit e MARCA e kanë zgjedhur lojtarin më të mirë për 2017-tën.

Edhe pse Ronaldo u zgjedh lojtari më i mirë nga FIFA, për lexuesit kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Lionel Messi në këtë sondazh u zgjodh më i miri me epërsi bindëse ndaj rivalit të tij Ronaldos. Në sondazhin në të cilin morrën pjesë 63 000 lexues, Messi grumbulloi 56% të votave kundër Ronaldos i cili grumbulloi 25%. Isco u rradhit i treti me 6%, kurse Modric dhe Kane me nga 3%.

“Është e vështirë të sqarohet loja e Messit për vitin e kaluar. Në 2017 ai fitoi “Këpucën e Artë”për herë të katërt me 37 gola të shënuar në kampionat, sezonin e mbylli me 54 gola dhe 19-të asistime, kurse këtë sezonë ai është përsëri në rrugë drejt rekordeve të reja”, shkruhej në shpjegimin e MARCA-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here