“Mundo Deportivo” sot ka bërë të ditur se futbollisti i Barcelonës mund ta vazhdojë karrierën te Milani.
Sipas mediave spanjolle Barcelona ja ka ofruar Milanit, Arda Turanin.
Turku nuk bënë pjesë në planet e Valverdes dhe së shpejti mund të largohet nga klubi.
Arda Turan verën e kaluar refuzoi që të kthehej në Galatasaray dhe vendosi që të qëndrojë “Camp Nou”, mirëpo nuk po fiton minuta në formacionin e Valverdes. Nga ana tjetër për Milanin ai do të ishte një opcion i mirë.
Barcelona kërkon që të lirohet nga lojtari për shkak të pagës së tij.