Perez fillon me punë, shënjestra e parë në Premier League,pesë “Galaktikë” në listë!

Pas deklaratës së babait të Hazard, se i biri i tij nuk dëshiron të qëndrojë te Chelsea dhe se po mendon për Realin, “Makineria” Perez është ka filluar me punë.

Sipas mediave angleze, Perez ka bërë gati ofertën e parë prej 135 milionë eurove.

Chelsea nuk dëshiron që Hazard ta lëshojë klubin dhe i kanë ofruar atij kontratë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League, por belgu është i gatshëm që të transferohet në Madrid për pagë më të ulët.

Hazard është shënjestra e parë por Perez ka edhe alternativa tjera.

Opcioni i dytë është Harry Kane  i cili kushton 200 milion euro. Kane do të mund të transferohet në Madrid në rast se Benzema, Bale dhe Ronaldo largohen.

Opcioni tjetër është Neymar i cili në të ardhmen mund të luajë për Madridin por duke pasur parasysh fuqinë ekonomikë të “Parizienëve” ai nuk të largohet nga Parisi në 2018-tën.

Zëvendësimi i Benzemas, do të jetë Lewandovski i cili është në shënjestrën e Realit prej vitesh.

Siç përmendëm më parë shënjestra e parë është Hazard, kurse këtë javë pritet që portjeri i Bilbaos, Kepa të arrijë në skuadrën e Zidane.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here