Barcelona ofertë për Coutinhon, Liverpool demanton

Menjëherë pasi u hap merkato e dimrit, tema kryesore në të gjitha mediumet është interesimi i Barcelonës për Coutinhon.

“Mundo Deportivo” e afërt me Barcelonën transmeton se “Katalanasit” kanë bërë gati ofertën e  parë të gatshme dhe ditëve në vijim do bëjë zyrtare atë.

Bëhet fjalë për 110 milion euro dhe 40 milion bonuse që do të jenë të mjaftueshme për ti bindur “The Reds”.

Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se transferimi mund të finalizohet javën e ardhshme. Edhe pse shuma është e njejtë me shumën e ofruar gjatë verës së kaluar “Katalanasit” janë të bindur se Liverpool do ta lirojë lojtarin këtë rradhë.

Në ndërkohë Liverpool ka demantuar se ka ardhur ndonjë ofertë nga Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here